20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Prangoset në lokal “samuraj” i Fierit me 2 pistoleta dhe një shpatë

spot_img

Ilir Boriçi 42-vjeç, i konsideruar një ndër të fortët e qytetit të Fierit, u arrestua nga policia në kuadër të operacioneve të befasishme nga struktura “Forca e Ligjit”.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje dhe Fier, bënë kontrollet  në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes. Ilir Boriçi u kap në një lokal më lagjen “8 shkurti në Fier” ku rezultoi të kishte me vete 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Ai është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Aktualisht Boriçi  ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i të shpallurit në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Dervishi, më 4 shtator 2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat