Pranon mandatin një tjetër kandidat i LSI

Një tjetër kandidat nga radhët e LSI do pranojë mandatin e deputetit. Mësohet se Enada Koçiraj ka dorëzuar ditën e sotme formularin e plotësuar pranë KQZ, ku më pas do mund të marrë edhe mandatin.

Koçiraj do të marrë vendin e ish deputetit të LSI, Shezai Rrokaj.

Kujtojmë që para një jave Nimet Musai mori mandatit si deputet i LSI, duke zëvendësuar kështu ish deputetin Petrit Vasili.

Deri më tani numri ka shkuar në 10 kandidatë nga radhët e LSI që kanë pranuar mandatin e deputetit./real-news.tv