fbpx

Prapaskenat pse dështoi Rodrigo, ja alternativat për sulmin e Barcelonës

rodrigo-valencia-cf-1565608555-24584.jpg

Rodrigo Moreno kreu vizitat mjekësore me Barcelonën, por gjithçka dështoi ditën e djeshme. Sulmuesi spanjoll nuk do të luajë me katalanasit sepse drejtuesit e Valencias dhe ata të Barcelonës nuk arritën gjuhën e përbashkët për të mbyllur transferimin. Rodrigo Moreno ishte i përzgjedhuri për të zëvendësuar Luis Suarezin, por palët nuk arritën dot marrëveshjen.

Kërkesat e Valencias ishin të larta dhe Barcelona nuk iu përgjigj atyre duke e ndërprerë tratativën në momentin më vendimtar. Valencia kërkonte patjetër 60 milionë euro dhe nuk kishte ndërmend të bënte asnjë ulje apo të përfshinte lojtarë të tjerë për të ulur çmimin e tij. Agjenti Mendesh dhe pronari Peter Lim patën bisedime të shumta me njëri-tjetrin, por ky i fundit nuk e dha lejen e kalimit.

Por pse Barcelona nuk donte të shpenzonte 60 milionë euro për Rodrigo Morenon? Katalanasit e konsiderojnë një shpenzim të tepërt në këto momente sepse i përzgjedhuri i tyre për merkaton e ardhshme është Lautaro Martinez. Është i ri, garanton më shumë vite dhe po shkëlqen me zikaltrit në Serinë A.

ALTERNATIVAT

E gjendur në këtë situatë, Barcelona po kërkon një tjetër sulmues dhe alternativat nuk janë të shumta. Domeniko Berardi është i fundit që ka dalë në skenë dhe duket se drejtuesit kanë nisur bisedimet me Sasuolon. Një tjetër emër që u pëlqen shumë drejtuesve është ai i Tadiçit.

Kapiteni i Ajaksit shihet si lojtari ideal për skemat e Setienit dhe mund të aktivizohet si sulmues i fshehur. Nuk dihet nëse Ajaksi do ta lërë të lirë. Në orët e paradites u raportua nga Anglia se edhe braziliani Riçarlison kishte përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës dhe këta të fundit ishin gati të ofronin 100 milionë euro për ta transferuar. Evertoni kishte kundërshtuar menjëherë dhe nuk kishte pranuar të niste bisedimet duke e konsideruar sulmuesin brazilian shumë të rëndësishëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303