Prej 7 ditësh te Infektivi, 52-vjeçari dërgohet në banesë, ja ç’do ndodhë për dy javë

Infektivi-koronavirusi-karantina-600x360.jpg

Një 52-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës ka dalë nga Infektivi ditën e sotme duke u shëruar kështu nga koronavirusi. Ai ndodhej prej 7 ditësh në spital ndërsa sot është dërguar në shtëpi.

Përgjigjja e tamponit të tij ka rezultuar negative ditën e sotme, ndërkohë që ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar, që ishte shtruar në spital prej disa ditësh. 52-vjeçari do të karantinohet veç familjarëve të tij për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303