Prej dy ditësh digjet mali i Koshnicës në Gramsh, zjarrfikësit thirrje për ndihmë

zjarr-1.jpg

Prej më shumë se 48 orëve, vijon të digjet pylli në malin e Koshnicës në Gramsh. Edhe pse forcat Zjarrfikëse të Gramshit prej ditës së djeshme kanë shkuar pranë vatrës dhe kanë punuar për shuarjen e flakëve, era dhe bari i thatë kanë favorizuar shpërndarjen e zjarrit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe deri më tani mësohet se janë djegur 5 hektarë me shkurre dhe pyje. Ndërkohë zjarrfikësit e Gramshit kanë bërë apel për ndihmë për shkak se ndërhyrja me autobotet e ujit nuk e kanë të mundur që të afrohen. Fikja e zjarrit deri më tani është bërë me mjete rrethanore.

“Efektivi jonë përgjatë gjithë ditës ka qenë në NJ.A Skenderbegas fshatit Vidhan Mali Koshnicës, për një zjarre që ka përfshirë disa hektare masivi pyjore me pyll pishe !Kemi punuar gjatë gjithë ditës për shuarjen e tij por zjarri ka përmasa të medha, era dhe bari i thate e favorizone zjarrin!” njofton zjarrfikësja e Gramshit.

“I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të administratës dhe qytetarëve që të bëhemi bashkë që të fikim këtë përbindësh shkatrimtarë!” thuhet në një njoftim të dytë.

Pas apelit të zjarrfikësve të Gramshit për ndihmë, operacionit i janë bashkuar zjarrfikësit e Elbasanit dhe të Cërrikut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303