‘Prej dy ditësh nuk mu përgjigjën në telefon’, flet daja e dy vajzave: Shkova te shtëpia dhe…

106789346_3785630511495511_2599197745542594874_o.jpg

Daja e dy vajzave, Blertës dhe Anisës ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në polici. Ai ka bërë me dije disa momente, ku tha se dy-tri ditët e fundit nuk kishte folur fare me motrën e tij, Zhanetës, gjithashtu edhe kjo viktimë.

Selman F., tha se për këtë fakt u shqetësua dhe lajmëroi policinë, e cila hapi derën me forcë dhe konstatoi trupin e pajetë të dy viktimave.

“Flisnim në telefon thuajse çdo ditë. Por prej dy ditësh nuk po më përgjigjej, as ajo, as mbesat. U shqetësova dhe fola me vëllanë e motrën tjetër, por edhe ata më konfirmuan të njëjtën gjë. Për këtë arsye shkova te shtëpia dhe shqetësimi filloi të shtohej edhe më shumë kur nuk po më hapte njeri derën. Në këtë moment vendosa të telefonoj në Polici”, ka treguar vëllai i 56-vjeçares.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303