fbpx

Prej dy ditësh zjarri i ndezur në Pejë, FSK dhe KFOR në veprim nga ajri

FE9470F9-3245-4A75-8F66-E931FDD7A5CA.jpeg

Zjarri në pyjet e Pejës, i cili është ndezur dy ditë më parë është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij. Gazeta Ekspress shkruan se për të fikur zjarrin përveç zjarrfikësve, po punohet edhe nga ajri me helikopterë.

Forcat e Policisë së Kosovës FSK, dhe forcat paqeruajtëse në Kosovë KFOR, i kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësve me helikopterë në mënyrë që të minimizojnë dëmet nga zjarri.
Në këtë rajon, përveç djegieve të pyjeve, zjarri nuk ka bërë asnjë dëm tjetër në banesat e banorëve. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303