Prej tij rrezikohet karriera e gjyqtarit, kush është biznesmeni me lidhje të forta politike

Screenshot_3-10-600x333.jpg

Të tjera detaje dalin për Armand Lilon, biznesmenin e fuqishën në Tiranë që ‘mori në qafë’ gjyqtarin Besnik Muçi, i cili po përballet me Kolegjin e Apelimit në kuadër të procesit të Vettingut.

Besnik Muci

Lilo, pronari i kompanisë “Arlis Ndërtim”, po e çon Muçin drejt shkarkimit, pasi i ka kërkuar t’i kthejë borxhin prej 21 mijë eurosh që sipas biznesmenit, gjyqtari ende nuk ia ka shlyer nga blerja e banesës që ka bërë gjyqtari në pallatet e tij.

Problemi në fakt nuk qëndron tek borxhi, por tek telashet me ligjin që ka pasur biznesmeni Lilo ndër vite.

Dosja.al mëson se Armand Lilo është pronari i mjetit luksoz të llojit “Range Rover” me targa ‘AA718OS’, më të cilin udhëtonte Orest Sota, i riu nga Elbasani të cilit iu gjetën 863 mijë euro, dy patentat dhe licensat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimr Tahiri.

Sota në atë kohë deklaroi se patentat e Tahirit i kishte lënë shoferi i Tahirit në makinë, me të cilin kishte miqësi.

Orest Sota

Emri i biznesmenit nga Pogradeci u bë fillimisht publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por lidhjet e Armand Lilos me politikën nuk mbarojnë këtu…

Sipas një investigimi të bërë nga “Top Story”, Lilo është është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Madje në momentin që, filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-Uzinës, mbi lulishten  15,500 metra katror, lejen e siguroi pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Tiranë.

Siç shihet edhe në dokumente leja e ndërtimit për kompleksin Square 21 është firmosur më datë 21 Shkurt 2017, nga Baboçi.

Nisja e punimeve bëri që dhjetëra banorë të zonës të protestonin për prishjen e lulishtes por pavarësisht kësaj ndërtimi i këtij kompleksi vazhdoi dhe në momentin që flasim punimet vazhdojnë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303