Prej tre ditësh në qiell të hapur, banorët e Manzës: Asnjë lëvizje deri tani

Untitled-3.png

Banorët e Manzës në Durrës janë ankuar se i kanë nxjerrë nga kampi me premtimin se do i fusin në çadra dimërore, por kanë tre ditë që janë në qiell të hapur.

Ata u kanë treguar përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçi, se nuk u është dhënë as bonus qeraje apo ndihma ushqimore.

“Këto ditë, na kanë nxjerrë nga kampi me fjalët që do na vijnë të na shikojnë. Në momentin që kemi dalë nga çadrat, nuk ka komunikuar as njëri, as tjetri. Unë jetoj vetë i shtati në kushte shumë të vështira. U bënë tre ditë. Nga ana e shtetit nuk është bërë asnjë lëvizje deri në këtë momente”, thotë një banor.

Banorët bënë thirrje që shteti të mos i lërë në harresë por të shkojë tu verifikojë shtëpitë dhe tu japë çadra dimërore.

Zona e Manzës, në Ishëm është një nga zonat e goditura më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303