Prekëse/ Mësuesi shtrihet në tokë pranë një nxënësi me sindromën Down për ta mbështetur

LJ është një fëmijë 8 vjeçar, me sindromën Down i cili ka edhe spektrin autik. Nga natyrë është shumë më i ndjeshëm se bashkëmoshatarët e tij, ndaj mund të preket lehtë edhe nga gjëra të zakonshme. Fatmirësisht, nuk i kalon vetëm ditët e vështira, sepse ka gjetur një mik të mirë siç është mësuesi.

Disa ditë më parë, autobusi i tij erdhi me vonesë. Nëna e djalit, Stephane preferon që i biri të shkojë me autobus në shkollë edhe pse është më larg nga shtëpia e saj, kjo për shkak se trajtohet shumë mirë nga stafi.

Atë ditë, LJ, që është gjithnjë i lumtur dhe i buzëqeshur, thithi energjitë e shqetësimit dhe çrregullimit, për shkak të vonesës së autobusit dhe shumë shpejt pati një krizë. Stephane nuk ishte vërdallë për ta ndihmuar, por mësuesi i tij ishte aty dhe bëri një punë të shkëlqyer.

John Smith, professor dhe zëvendës drejtor i shkollës, u shtri në dysheme pranë LJ dhe qëndroi aty, duke e qetësuar e duke folur me të derisa ai u ndje mirë dhe u ngrit për të vazhduar me ditën. Stephane nuk mori vesh çfarë ndodhi derisa pa një foto të skenës të publikuar nga student Amber McKinniss në Facebook, me komentin: “Më duhet ta bëja atë foto. Ishte gjëja më e pabesueshme që kisha parë ndonjëherë!”

Fotografia u bë menjëherë virale në rrjet, duke arritur në shumë njerëz që u prekën dhe u frymëzuan nga sjellja e mësuesit.

Nxënësit e shkollave nga i gjithë vendi shkruan komente me lavdërime për John dhe punën e tij:

“Mr. Smith është një nga mësuesit e mi të preferuar. E admiroj.”

“Mr. Smith është mësuesi më i mirë!”

“Sa djalë i mbarë!” ishin disa nga komentet e lëna nga nxënësit.

Stephane ishte tej mase mirënjohëse për sjelljen e John dhe deklaroi:

“Është vërtet e pabesueshme nga këndvështrimi i prindërve që ka njerëz që kanë përzemër fëmijët e tyre”, ka thënë ajo

John u tregua një profesionist I vërtetë dhe me siguri ka fituar respektin dhe admirimin jo vetëm të Stephane, por të shumë prindërve të tjerë.