fbpx

Preket nga COVID-19 Kryeministri i Armenisë dhe familja e tij…

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinian mësohet se është prekur nga COVID-19 së bashku me familjen e tij.

Pashiani ka bërë me dije me anë të një statusi në Facebook se nuk ka pasur asnjë simptomë, por vendosi të testohej përpara se të vizitonte njësitë ushtarake dhe testi doli pozitiv.

“Unë do të punoj nga shtëpia”, tha kryeministri, duke shtuar se ai ndoshta e ka kontraktuar virusin nga një kamerier i cili i solli një gotë me ujë në një takim, por pa veshur doreza. Pas këtij takimi ai rezultoi pozitiv me Covid.