fbpx

Preket nga Covid-19 laborantja në Krujë, i shoqi përplaset me policinë pasi…

Sërish është rritur numri i të prekurve me Covid-19, ku u shënuar plot 20 raste. Bëhet me dije se 2 prej tyre janë në rrethin e Krujës.

Një prej të infektuarave mësohet se është punonjëse laborante e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë.

Mundësia që të jetë infektuar nga tamponët përjashtohet pasi bëhet me dije se ajo nuk ka qenë asnjë ditë në terren për të marrë kampione.

Sakaq edhe për faktin se analizat e tamponeve nuk bëhen në Krujë por në Tiranë. Ndërkaq, burri i saj i cili me profesion është mjek, ka rezultuar negativ në testin që ka bërë.