fbpx

Preket nga Covid-19 prefektja e Beratit! Disa të infektuar në institucione

1598289746_1592728747Infektivimjekettamponetanalizakoronavirusiterrenikontrollettestet21.jpg

Prefektja e Beratit Valbona Zylyftari është prekur nga Covid-19. Mësohet se Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja dhe ishte karantinuar në banesën e saj në Berat. Ajo kishte bërë tamponin dhe përgjigja e tamponit rezultoi sot pozitive, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se pozitivë kanë rezultuar edhe një sanitare, një punonjëse në Zyrën Vendore Arsimore Berat, një mësuese në shkollën “Ajet Xhindole”, një nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, dy kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira” dhe një polic bashkiak.

Në 24 orët e fundit në këtë qytet u konfirmuar 20 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që aktualisht aktive janë 621 persona të infektuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303