fbpx

Preket nga COVID efektivi i policisë, gruaja punon si drejtoreshë çerdheje, nuk pranon të karantinohet, kolegët në panik

Një efektiv policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është infektuar me COVID-19. Bëhet me dije se Polici kishte shfaqur shenja të infektimit disa ditë më parë, ndërsa dhe përgjigja e tamponit mbërriti dje që konfirmoi dhe infektimin e tij.

Efektivi i policisë është punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe kjo ka vënë në alarm shumë kolegë të tij, që patrullonin me të çdo ditë gjatë shërbimit.

Efektivi është karantinuar në banesën e tij, ndërkohë që gruaja se ndërpreu punën e saj si drejtoreshë çerdheje, me pretendimin se tamponi i parë i saj ka rezultuar negativ. Mbërritja e saj brenda ambienteve të çerdhes dje dhe sot ka vënë në alarm edukatoret dhe prindërit e fëmijëve, që kanë njoftuar organet përgjegjëse.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat kanë konfirmuar se pas ankesës së edukatoreve dhe prindërve, asaj i është komunikuar nga mjekët epidemiologë që të karantinohet në banesë dhe të mos paraqitet asnjë ditë në punë, deri në shërimin e plotë të bashkëshortit dhe pasi të rezultojë negativ edhe tamponi i dytë që ajo do të bëjë pas 14-ditësh.