‘Premier League’ / Chelsea gjen fitoren e parë, mposht me vështirësi Norwich-in

Chelsea ka arritur që të marrë me shumë vështirësi fitoren e parë në ‘Premier League’ në javën e tretë të kampionatit. ‘Blutë’ e Londrës kanë mposhtur në transfertë 2-3 Norwich-in, që në dy raste arriti të barazonte rezultatin pasi pësonte e parë.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 3 nga Abraham, duke krijuar përshtypjen se do të ishte një ndeshje e lehtë për Chelsea-n, por Cantëell shumë shpejt arriti të barspeshonte.

Për të kaluar Chelsea-n sërish në avantazh mendoi Mount në minutën e 17-t, por deri në fundin e pjesës së parë vendasit patën kohë të mjaftueshme për t’I dërguar shifrat 2-2.

Gjithsesi për Chelsea-n goli i fitores do të vinte në minutën e 68-t, po nga talenti Abraham, i cili sot bëri heroi për londinezët.