“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur”, përfundon ndërtimi i shtëpisë për familjen që ndihmoi Rita Ora

Rita Ora ishte një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të ndihmoj shqiptarët pas tërmetit shkatërrues.

Ajo vendosi të japë një kontribut, duke ndërtuar shtëpinë e një familje të prekur.

Pa u bërë ende 2 muaj nga tragjedia, familja Sala tashmë ka një shtëpi të re. Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!🙌

Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë @Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚

Faleminderit nga Rita”, shkruan Erion Veliaj.