fbpx

Premtimi i bujshëm/ Rama zbulon profesionet që do ju rritet rroga gjatë mandatit të tretë, sa do jetë paga mesatare?

paga.jpg

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit të PS për pagat, biznesin dhe taksat, për mandatin e tretën bëri premtimin e madh se paga mesatare do shkojë 850 mijë lek të vjetra, ndërsa ajo minimale 400 mijë lek.

Po ashtu, Rama premtoi se paga e mësuesve në mandatin e tretë do të rritet edhe me 40%.

“Në mandatin e tretë pagat e mësuesve do rriten edhe 40% më shumë. Edhe paga e mjekëve do rritet me 40%. 30 % do rriten pagat e punonjëseve të administratës publike”, shtoi ai.

“Nga 1 janari 2022 taksa për pagën minimale 400 mijë lek do të hiqet”, tha Rama.

Kryeministri u ndal dhe te ata që opozita i quan si oligarkë të lidhur me të, dhe tha se gjatë qeverisjes së tij ata kanë paguar 460% më shumë taksa.

“A e dini sa kanë paguar 100 bizneste më të mëdha për shtetin, shoqërinë falë heqjes së taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksës progresive?  460% më shumë nga sa paguan kur në qeveri ishin këta që duan të rikthehen me taksën e tyre të sheshtë.

Tani vjen dhëndri i Saliut dhe Ilirit, me qesen e Monikës dhe me rikthimin e taksës së sheshtë u premton dhe u falë 200 milion dollarë nga buxheti i shtetit”, shtoi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303