fbpx

Premtimi i Metës: Përpjekjet e mia për konsensus për reformat u minuan, tani do i përkushtohem…

Presidenti Ilir Meta premton se do të kalojë më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohet më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë

Sipas tij kjo ndodh pasi përpjekjet e tij të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

“Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.

Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë. 🇦🇱, thuhet në reagimin e Presidentit.