fbpx

Premtimi për rritjen e pagave për mjekët, PD: Mashtrim! Kanë një muaj që e thonë dhe ende asgjë

spahia4.jpg

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Rama.
Sipas ish-deputetit demokrat, premtimi i qeverisë për rritjen e pagave është veçse një mashtrim pasi prej muajsh flitet për rritje pagash dhe ende asgjë konkrete.

Sakaq ai shton se PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish”.

Postimi i plotë:

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët.

Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303