fbpx

Presidenca: Numërimi mbrapsht sapo filloi, nesër publikojmë emrat e atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë

Presidenca.jpg

Presidenca ka reaguar pas miratimi të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë të hënë në Kuvend.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook shkruan se vendimi i sotëm nuk ishte surprizë.

Në reagimin e tij, zëdhënësi i Metës thekson se nesër do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që, sipas tij “ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill”.

Reagimi i plotë:

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.

Ka vetem një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.

Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.

Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.

Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.

Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.

Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.

Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.

Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.

Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.

Numërimi mbrapsht sapo filloi.

JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303