Nuk kanë të ndalur sulmet mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë teksa ka qenë sot në një takim me qytetarët në Fushë-Krujë, i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të shtetit lidhur me patronazhistët.
Sipas shefit të ekzekutivit, Meta del i maskuar edhe te Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.
“Likja vdes për video dhe i duket sikur të gjithë i bëjnë foto. Shkon te Gjiri Lalzit si Hamit Matjani. President diversant! Edhe thotë fuksat pastaj. Po si të shohësh Presidentin me kapuç normale që do i bësh foto” – tha Rama në Fushë Krujë.

