fbpx

Presidenti i Brazilit: Covid-19, mashtrim mediatik

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shprehur se “nuk do të ndjente asgjë” nëse do të infektohej me koronavirus.

Bolsonaro u shpreh në një fjalim televiziv drejtuar kombit :

“Virusi ka mbërritur, ne po e luftojmë atë dhe së shpejti do të kalojë”, duke e cilësuar Covid-19 si “fantazi” dhe “mashtrim mediatik”.

Presidenti bëri thirrje që jeta duhet të vazhdojë dhe vendet e punës të ruhen.

Ndër të tjera, ai u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërheqin masat e bllokimit. Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Bolsonaro  tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.