fbpx

Presidenti i Filipines sulmon sërish kishën katolike

duterte.jpg

Presidenti i Filipines Rodrigo Duterte ka sulmuar peshkopët në vendin me shumicë katolike, duke rinisur sulmet e tij ndaj kishës që e ka kritikuar atë për luftën e tij të përgjakshme ndaj drogës.

Duterte, i cili nisi fushatën e tij kundër drogës kur mori detyrën në mes të vitit 2016, mbetet jashtëzakonisht popullor, por dyshimet rreth fushatës, në të cilën mijëra njerëz janë vrarë, janë në rritje.

“Vetëm unë mund të them se peshkopët janë bij të mallkuar. Kjo është e vërtetë, “tha Duterte në një fjalim gjatë një ceremonie për një shkollë në veri të kryeqytetit, Manila.

Duterte nuk përmend asnjë arsye të veçantë për kritikën e tij ndaj kishës. Ai gjithashtu deklaroi se shumica e peshkopëve janë homoseksualë.

“Shumica e tyre janë homoseksual,” tha ai. “Ata duhet të dalin hapur, të anulojnë beqarinë dhe të lejohen të kenë të dashur”.

Duterte ka deklaruar në fillim të presidencës së tij se ai ishte abuzuar seksualisht nga një prift kur ishte i vogël.

Deklarata e tij vjen vetëm një muaj pasi Duterte tha në një fjalim në Pallatin Presidencial të Filipineve se priftërinjtë katolikë janë ‘budallenj të padobishëm’ që duhet ‘të vriten’.

Kisha Katolike Romake po përballet me skandale abuzimi seksual klerik në pjesë të ndryshme të botës, edhe pse nuk ka pasur raste të mëdha në Filipine./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303