Presidenti i Filipineve: Të arratisurit nga burgu të vriten para se të arrestohen

duterte-1.jpg

Qindra të burgosurve që janë arratisur nga burgu si shkak i një gabimi kompjuterik në Filipine. Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e tyre, por ai preferon që vrasësit dhe dhunuesit e arratisur nga burgu, të kthehen të vdekur.

“Shpërblimi është i gatshëm për të gjithë ata që i kapin të burgosurit të gjallë apo të vdekur. Por ndoshta të vdekur do të ishte një opsion më i mirë. Unë do ju paguaja me një buzëqeshje në fytyrë”, ka thënë ai për gazetarët.

Duterte njihet për deklarata të tilla.

Që nga zgjedhja e tij ai u bë i njohur për një luftë të përgjakshme ndaj trafikantëve të drogës. Politika e tij mjaft e ashpër është komentuar gjerësisht dhe ka pasur reagime të ashpra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303