Presidenti i Gjermanisë deklaroi se SHBA, Kina dhe Rusia po shkaktojnë paqëndrueshmëri globale, reagon qeveria amerikane

Gjatë fjalimit në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo iu përgjigj presidentit të Gjermanisë i cili deklaroi një ditë më parë se Rusia dhe Kina, së bashku me Shtetet e Bashkuara po shkaktojnë paqëndrueshmëri globale.

“Jam i lumtur të raportoj se vdekja e Aleancës Trans-Atlantike është shumë e ekzagjeruar. Perëndimi po fiton. Këtë jemi duke e bërë së bashku. Perëndimi po fiton, liria dhe demokracia po fitojnë”-tha Pompeo, i cili shtoi se disa shtete ende po dëshirojnë krijimin e “perandorive”, duke përmendur aneksimin që Rusia ia bëri Krimesë më 2014, kërcënimet kibernetike nga Irani dhe praktikat ekonomike të Kinës. Ai tha se Kina, Rusia dhe Irani po përdorin sulmet kibernetike për të zgjeruar ndikimin e tyre.