Presidenti i Iranit: Sanksionet e SHBA na dëmtojnë

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani prezantoi buxhetin për vitin 2019, një shumë prej 47 miliardë dollarësh, me shpenzime më të larta për grupet me të ardhura të ulëta.

Gjatë prezantimit të buxhetit, Rouhani deklaroi se sanksionet e SHBA do të ndikojnë në jetën e njerëzve dhe rritjen ekonomike, por nuk do ta gjunjëzojnë qeverinë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nxori Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje shumëpalëshe bërthamore me Iranin në maj dhe rivendosi sanksione mbi Teheranin, duke përfshirë edhe industrinë e tij jetike, atë të naftës.

“Qëllimi i Amerikës është të gjunjëzojë sistemin Islamik të Iranit dhe do të dështojë në këtë pikë, por sanksionet pa dyshim do të ndikojnë në jetën e njerëzve, në zhvillimin dhe në rritjen ekonomike të vendit”, tha Rouhani në një fjalim në parlament televizion.

Ai dha vlerën e projekt-buxhetit të balancuar nominalisht, duke përjashtuar shpenzimet e ndërmarrjeve shtetërore, në rreth 4,700 trilion leva për vitin e ardhshëm iranian, i cili fillon më 21 mars./real-news.tv/

Lër një koment