Presidenti i Maqedonisë së Veriut takoi Macron/ çfarë diskutuan për negociatat?

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ai u tha mediave lokale se nuk kishte marrë ndonjë garanci nga homologu i tij francez a do  të merret ndonjë vendim pozitiv në lidhje me negociatat në samitin e Zagrevit në maj të vitit 2020.

“S’mund të jemi të sigurt se kjo do të ndodhë. Ende është një vendim politik”, tha Pendarovski.

“Nuk ka kërkesa të reja që duhet të përmbushen”-shtoi ai.

Pendarovski tha se presidenti francez kishte të drejtë të ndryshonte procesin për anëtarësimin në BE.

“Macron kishte të drejtë duke thënë se ai e dëshironte procesin të pakthyeshëm”, tha Pendarovski.

“Të gjithë e dinë se ka vende që janë anëtare të plota të BE-së, por nuk respektojnë standardet më të larta demokratike,” tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut.