Presidenti i ri, Ali Ahmeti arrin marrëveshjen me Zoran Zaev

90f43b1e08d9d2b1af18f1c06b32d4e8_L.jpg

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministri Zoran Zaev kanë arritur në një marrëveshje për sa i përket emrit për kandidatin për Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë vetë Ali Ahmeti, i cili nëpërmjet një postimi ka njoftuar këtë lajm dhe ka theksuar se është rënë dakord së bashku me Zaev, për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet për president.

‘Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë’, ka shkruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti në Facebook.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303