fbpx

Presidenti i ri i Ukrainës vjen ‘me dorë të hekurt’

Ukrainian-president.jpg

Gjatë ceremonisë së betimit si president i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme priteshin të mbaheshin në tetor të këtij viti. Por Zelenski njoftoi se do të shpërndajë parlamentin.

Presidenti i ri ka thënë se fundi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit do të ishte prioritet i tij kryesor.

Një rishtar në politikë, Zelenski ka bërë fushatë të ashpër kundër korrupsionit.

“Njerëzit duhet të vijnë në pushtet për t’i shërbyer publikut”, ka thënë ai.

Ish-ylli i televizionit, që ka luajtur rolin e presidentit në një komedi në televizion, shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të muajit të shkuar.

“Ne duhet të bëhemi islandezë në futboll, izraelitë në mbrojtjen e vendit tonë dhe japonezë në teknologji”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke iu referuar Rusisë, por pa e përmendur atë, ai ka thënë se “ukrainasit duhet të bëhen zviceranë sa i takon aftësisë për të jetuar të lumtur përkrah njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do ta urojë Zelenskyn por se ai do të presë për suksesin e tij të parë në zgjidhjen e konfliktit të brendshëm në juglindje të Ukrainës dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303