fbpx

Presidenti i Sllovenisë nis sot vizitën në Shqipëri

meta.jpg

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka nisur ditën e sotme një vizitë në shtetin tonë, me anë të një kërkesë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Sipas axhendës, mësohet se presidenti Meta do presë në Presidencë homologun e tij, ku më tej do të ketë një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Më tej, njoftohet se dy presidentët do zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat në sallën ‘Skënderbeu’. Pas takimit me Metën, Pahor pritet të takojë kryeministrin Rama dhe më pas kryetarin e PD, Lulzim Bashën.

Ditën e nesërme, pritet të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. /real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303