fbpx

Presidenti i UEFA-s vjen në Tiranë për ndeshjen Shqipëri-Francë

ceferin.jpg

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian të vitit 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.

Sfida që do të jetë gjithashtu ndeshja inauguruese e stadiumit të kryeqytetit “Arena Kombëtare” do të shihet edhe nga numri 1 i Institucionit më të lartë të Futbollit Europian, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Veç presidentit të UEFA-s, FSHF ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit dhe jo vetëm për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.

Biletat e ndeshjes inaguruese të “Arenës Kombëtare” Shqipëri-Francë do të dalin në shitje nga dita e nesërme ndërkohë që më 14 nëntor, përfaqësuesja kuqezi do të luaj në “Elbasan Arena” kundër Andorrës.

Kampionët në fuqi të Botës, Franca është ende në garë për një biletë në Euro 2020, së bashku me Islandën dhe Turqinë, ndërsa Shqipëria pas 8 takimeve numëron 12 pikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303