fbpx

Presidenti Ilir Meta i nis letër KQZ, zbulohet kërkesa që i bën

ilir-meta-2-723x450.png

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dërguar një shkresë në drejtim të KQZ ku kërkon të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor.

‘Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje:

-Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-Janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e  bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?

KQZ kqz 1
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303