Presidenti Ilir Meta ka njoftuar pak më parë se në orën 12:45 do të mbajë nnjë konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku thekson se do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.
Transmetim LIVE edhe në faqen zyrtare të Presidentit Meta në “Facebook”.

