Presidenti kinez: Kina do të kapërcejë virusin “djallëzor”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, zhvilloi nnjë takim me shefin e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Jinpig shprehu  bindjen se Kina do t’a mposhtë koronavirusin “djallëzor”, i cili ka vrarë 106 njerëz deri më tani dhe është përhapur në të gjithë botën.

Numri i vendeve që planifikojnë të evakuojnë qytetarët e tyre nga Wuhan-i, një qytet në qendër të Kinës që ka rreth 11 milion njerëz dhe është epiqendra e shpërthimit, po rritet, raportoi Reuters.

Një çarter për të evakuuar stafin e ambasadës amerikane në Wuhan, është planifikuar të marrë fluturimin të mërkurën, tha një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Pekin.

Ghebreyesus dhe Xi diskutuan se si të mbronin kinezët dhe të huajt në zonat e prekura nga koronavirusi, si dhe zgjidhjet që do të ishin alternative për evakuimet, tha një zëdhënës i OBSH.

“Virusi është djalli dhe ne nuk mund të lejojmë që djalli të fshihet”, citoi televizioni shtetëror Xi të thoshte.

“Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mirëpret përfshirjen e OBSH në parandalimin e viruseve. Ne besojmë se OBSH dhe bashkësia ndërkombëtare do të japin një vlerësim të qetë, objektiv dhe racional të virusit, dhe Kina është e sigurt se do të fitojë këtë betejë”, shtoi ai.