Presidenti Macron në Bejrut, ka një apel për të gjithë botën

Screenshot_2-2.jpg

Macron në Bejrut takoi homologun e tij libanez, Michel Aoun dhe të dy udhëheqësit vizituan vendin e shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas mbërritjes në Bejrut ka kërkuar që ndihmat në Liban të jenë prioritet pa asnjë kusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron në Bejrut takoi homologun e tij libanez, Michel Aoun dhe të dy udhëheqësit vizituan vendin e shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

“Libani nuk është vetëm. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kriza e Libanit është masive”, tha Macron. Presidenti francez po ashtu u zotua se do të sigurojë dhe koordinojë ndihmën ndërkombëtare për Libanin, përfshirë furnizimet mjekësore dhe ilaçet.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Presidenti Aoun tha se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e nitratit të amoniumit që ruhej në një depo në port. Ai premtoi një hetim transparent mbi aksidentin. Shpërthimi tronditi Libanin përderisa vendi po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, së bashku me rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit amerikan.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë nxituar të ofrojnë ndihmë urgjente për Libanin, i cili jo vetëm që po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), por është kapluar edhe nga një krizë e paparë ekonomike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303