fbpx

Presidenti Macron u thotë francezëve se deri kur do të “jetojnë” me koronavirusin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një parashikim jo optimist lidhur me situanën e pandemisë.

Macron ka thënë se me COVID-19 do të duhet të jetojmë deri në verën e ardhshme.

Gjatë një vizite në spital, Macron vuri në dukje se ishte shumë herët për të vendosur nëse do të kishte një bllokim të ri të plotë ose të pjesshëm.

Ai shtoi se nuk ka në plan të kufizojë ndalimin e trafikut që është vendosur në Francë, por përkundrazi po mendon ta zgjasë atë.