“Presidenti Maduro i ka ditët e numëruara”

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar për emisionin “Fox News Sunday”, se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka ditët të numëruara, ndonëse  nuk ka folur për plane kohore.

Ndërkaq, shtatë oficerë venezuelianë kanë gjetur vdekjen, pasi helikopteri i tyre u përplas me një shpat mali. Helikopteri po udhëtonte dje nga kryeqyteti Karakas drejt qytetit San Karlos, ku Presidenti Nicolas Maduro po takohej me trupat në një akademi ushtarake. Nuk është e qartë nëse helikopteri ishte pjesë e delegacionit presidencial që po shkonte në San Karlos.

Presidenti Maduro u shfaq përkrah trupave në akademinë ushtarake, duke sinjalizuar se nuk ka dezertime në ushtri, siç shpresonte opozita.

Dje në Karakas një protestues i dorëzoi një polici një apel me shkrim për mbështetje nga ushtria. Polici e dogji letrën në sy të protestuesve dhe para kamerave.

Ishte një gjest që simbolizon ngërçin që ka ngërthyer Venezuelën pas një jave të trazuar që u shoqëruan  fillimisht me shpresa të mëdha për dezertimin e ushtrisë dhe rrëzimin e Presidentit Maduro.

Situata ka detyruar vendet perëndimore që mbështesin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të shqyrtojnë alternativat e mëtejshme në përgjigje të precipitimit të situatës politike dhe humanitare në Venezuelë./real-news.tv/