fbpx

Presidenti meksikan shet avionin presidencial për të luftuar emigracionin e paligjshëm

presidential-plane.jpg

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador është zotuar të përdorë fitimet nga shitja e avionit të tij presidencial për të financuar përpjekjet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

Ky veprim vjen pasi Meksika dhe SHBA arritën një marrëveshje për të shmangur taksat amerikane drejt mallrave meksikane në këmbim të shtimit të përpjekjeve nga ana e Meksikës për të ndalur rrjedhën e emigrantëve drejt SHBA.

Gjatë fushatës së tij, presidenti meksikan u zotua të shesë avionin dhe të përdorë paratë për të ndihmuar komunitetet më të varfra.

Ai tha se vlera e parashikuar e Boeing 787 Dreamliner është 150 milion dollarë.

Gjatë fushatës presidenciale në 2018, Lopez Obrador – i cili është i njohur në Meksikë me inicialet e tij AMLO – premtoi të shesë avionin, i cili fillimisht ishte blerë për 218 milion dollarë.

Ai u tha mbështetësve se ai do të fluturojë komercialisht në vend dhe do të mbajë premtimin vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës.

Aeroplani është në shitje gjatë disa muajve të fundit dhe është momentalisht i vendosur në një depo të Kalifornisë. Meksika po kërkon gjithashtu të shesë 60 aeroplanë dhe 70 helikopterë në pronësi të qeverisë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303