Presidenti Meta: Dhurimi i gjakut, kauzë humane

Meta.jpg

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë pjesë e seancës së parë të dhurimit të gjakut për vitin 2019 në Kavajë. Meta i është bashkuar nismës së ‘Aleancës për Dhurimin e Gjakut’, ku fton edhe qytetarët që të dhurojnë gjak, pasi kjo është një kauzë humane.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta ka falënderuar qytetarët e Kavajës, duke theksuar se kjo fushatë ndërgjegjësimi, nuk do të ndalet, por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit. ‘Duke falënderuar kryebashkiakun z.Isa Sakja, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik’,shkruan Meta në Facebook./real-news.tv

scroll to top