Presidenti Meta insiston: Shkatërrimi i Teatrit, akt barbar, i paamnistueshëm

7-2.jpg

Presidenti i vendit, Ilir Meta, nëpërmjet një tjetër postimi ka reaguar serish për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta shprehu mirënjohje për ekspertët dhe specialistët që mbrojnë tezën dhe provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues. Teksa ka shpërndarë një artikull të Emin Rizas, Meta, mbështet tezën e akademikut, ndërsa shton se teatri është i paamnistueshëm.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!

PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË!”, shkruan Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303