Presidenti Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend

ilir-meta-1.jpeg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë arsyet e tij lidhur me kthimin në Kuvend të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Meta ka adresuar disa problematika lidhur me këtë ligj, ku ka i parashtruar me anë të një dokumenti.

“Në relacionin shoqërues të Këshillit të Ministrave ndërmarrja e kësaj nisme referohet se është marrë shkas nga vullneti i mirë për të adresuar disa problematika që ndeshen aktualisht me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore. Gjithashtu, është vendosur kushti që pjesa shtetërore që tjetërsohet sipas këtij ligji të mos jetë më e madhe se 20 për qind e pronës që do të zhvillohet, ndërkohë që kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kërkuesi i tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore, si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në dokument./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303