fbpx

Presidenti Meta: Kushtetuta do mbrohet me qetësi dhe shqiptari

62160837_2313108372068756_2873966499851141120_n.jpg

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me një grup studentësh nga trojet shqiptare, me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.” – shkruan Kreu i Shtetit në një postim në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i Kreut të Shtetit: 

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303