fbpx

Presidenti Meta serish për Komisionin e Venecias, ja mesazhi i fortë

Teksa ka shpërndarë një shpërndarë një intervistë të Deutsche Ëelle me anëtaren gjermane të Komisionit të Venecias, Presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë mesazhin e fortë se tashmë është koha për zbatimin e rekomandimeve të këtij komisioni.

Meta shkruan se ‘Venecia’ do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Postimi i plotë

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor. 🇦🇱🇪🇺