fbpx

Presidenti Meta, takim në Paris me ministrin e Jashtëm francez

46170054_2003571296355800_7071726372271423488_n.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Francë ku ishte i ftuar në ceremoninë e 100 vjetorit të firmosjes së paqes dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore mori pjesë në Marsejë në Konferencën me temë “Mesdheu i së Ardhmes”.

Në Marsejë Meta pati një takim edhe me ministrin e Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian, takim  për të cilin ai ka hedhur edhe një njoftim në faqen e tij në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me Ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *