Presidenti Meta takon dy ambasadorët e parë të Izraelit në Tiranë

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Izrael, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me dy ish-ambasadorët e këtij shteti që kanë shërbyer në Tiranë.

Presidenti ka publikuar në Facebook foto me ambasadorët, David Cohen dhe Boaz Rodkin dhe shprehet se përkushtimi i tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve vazhdon edhe pas përfundimit të misionit.

“Kënaqësi të takoja në Jeruzalem dy ambasadorët e parë të Izraelit që shërbyen në Shqipëri, David Cohen dhe Boaz Rodkin. Përkushtimi i tyre për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë vazhdon. Mirënjohje për promovimin që i bëjnë Shqipërisë. 🇦🇱🤝🇮🇱”,- shkruan Presidenti Meta.