24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Presidenti Meta takon shqiptarët në Egjipt

spot_img

Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pati një takim të veccantë atje me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.

Gjatë bisedës me ta Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur që ky komunitet ka dhënë, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes, si për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, ashtu edhe për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim” – nënvizoi Presidenti Meta. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat