fbpx

Presidenti Meta uron Natën e Kadrit: Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!

ilir-meta-3-770x436.jpg

Presidenti Ilir Meta ka bërë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta thekson se kjo natë e bekuar, në të cilën zbriti Kurani, na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Urimi i Metës:

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.

Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.
Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!
Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja! 🇦🇱

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303