fbpx

Presidenti Meta viziton Universitetin e Kalabrisë në Kozenca

Meta-Kozenca-1-675x450.jpeg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Universitetin e Kozencës në Kalabri ku u takua përzemërsisht me Rektorin Gino Mirocle Crisci, me studentë arbëreshë dhe shqiptarë, me pedagogë, si dhe me stafin akademik.

Pasi u njoh me një prezantim të detajuar të Universitetit kalabrez (UNIQAL) dhe me funksionimin, strukturën e mjediset e tij, Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e madhe të Universitetit për shkollimin e të rinjve italianë, arbëreshë dhe nga Shqipëria, sidomos kontributin për studimin e gjuhës shqipe, forcimin e marrëdhënieve me vendin tonë dhe shkëmbimin e përvojës së vyer akademike.

Meta ka nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Francesco Altimari me motivacionin “Për kontributin e rëndësishëm si albanolog i shquar, për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e pasurisë gjuhësore dhe trashëgimisë kulturore kombëtare në trevat arbëreshe dhe më gjerë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *