Presidenti rus në një ekspeditë nënujore

Screenshot_15-16-696x385.png

Presidenti Vladimir Putin lundroi me anije rreth 180 kilometra në ujërat e Gjirit të Finlandës për të inspektuar nga afër rrënojat e një nëndetëseje sovjetike, e cila u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore si pasojë e kontaktit me një minë deti.

I gjithë ekuipazhi me 40 persona në bord mbeti i vdekur.

Batiskafi i presidentit dhe një ekip zhytësish që e shoqëronin atë u futën të shtunën rreth 50 metra nën det. Në nderim të viktimave të nëndetëses, ata vendosën një pllakë përkujtimore me emrat e mbishkruar të secilit pjesëtar. Pas ekspeditës në Detin Balltik, Putin kujtoi se operacione të tilla e ndihmojnë atë të kuptojë më mirë punët që kryejnë më mirë qytetarët rusë.

scroll to top