fbpx

Presidenti rus tregon sa janë vrarë në konfliktin Armeni-Azerbajxhan

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se Moska besonte se gati 5,000 njerëz ishin vrarë në luftimet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene mbi rajonin e Nagorno-Karabakut.

“Ka shumë viktima nga të dy palët, më shumë se 2,000 nga secila palë,” tha Putin.

Nagorno-Karabak ka njoftuar se 874 e personelit të saj ushtarak ishin vrarë që nga 27 shtatori, përveç 37 civilëve. Azerbajxhani thotë se 61 civilë azerë janë vrarë dhe 291 janë plagosur, por nuk ka bërë të ditur viktimat e tij ushtarake.

Putini gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Rusinë për zgjidhjen e konfliktit.